Autoriteti i Aviacionit Civil i Republikës së Kosovës
Autoriteti i Aviacionit Civil i Republikës së Kosovës (AACK) është themeluar me Ligjin nr. 03/L-051 për Aviacionin Civil si agjenci e pavarur rregullatore për aviacionin civil. AACK-ja është përgjegjëse për rregullimin e sigurisë së aviacionit civil dhe rregullimin ekonomik të aeroporteve dhe shërbimeve të navigacionit ajror në Republikën e Kosovës. Aktivitetet në aviacionin civil në hapësirën ajrore të Kosovës zhvillohen në përputhje me dispozitat e Ligjit për Aviacionin Civil, Konventën për Aviacionin Civil Ndërkombëtar të...
Si rregullator i aviacionit civil ne:
Implementojmë legjislacionin e aviacionit civil dhe jetësojmë politikat e miratuara nga Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit (Ministria) apo nga Qeveria në fushën e aviacionit civil;
Ofrojmë këshilla dhe propozime për Ministrinë, Qeverinë dhe Kuvendin në lidhje me politikat dhe legjislacionin e sektorit të aviacionit civil;
Nxjerrim rregullore dhe urdhëresa implementuese të aviacionit civil, në përputhje me Ligjin për Aviacionin Civil dhe Marrëveshjen...
Vegëza
Vizioni
Të ofrojmë sistemin më të mirë të mundshëm të aviacionit civil në Kosovë.
Misioni
Ta mbajmë nivelin më të lartë të standardeve të sigurisë në Kosovë.