Si rregullator i aviacionit civil ne:
Implementojmë legjislacionin e aviacionit civil dhe jetësojmë politikat e miratuara nga Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit (Ministria) apo nga Qeveria në fushën e aviacionit civil;
Ofrojmë këshilla dhe propozime për Ministrinë, Qeverinë dhe Kuvendin në lidhje me politikat dhe legjislacionin e sektorit të aviacionit civil;
Nxjerrim rregullore dhe urdhëresa implementuese të aviacionit civil, në përputhje me Ligjin për Aviacionin Civil dhe Marrëveshjen e Zonës së Përbashkët Evropiane të Aviacionit, për të implementuar politikat e aviacionit civil të miratuara nga Ministria dhe legjislacionin përkatës të lidhur me aviacionin civil;
Lëshojmë licenca, certifikata dhe leje në përputhje me kompetencat dhe përgjegjësitë e AACK-së;
Rregullojmë sigurinë e transportit ajror në Republikën e Kosovës;
Bëjmë rregullimin ekonomik të aeroporteve dhe shërbimeve të navigacionit ajror;
Ofrojmë këshilla për Ministrin në lidhje me zhvillimin e politikave të propozuar të Ministrit për shfrytëzimin e hapësirës ajrore të Kosovës që plotëson nevojat e përdoruesve, duke marrë parasysh sigurinë kombëtare, faktorët ekonomikë dhe mjedisor si dhe nevojën për standarde të larta të sigurisë në aviacionit;
Mbikëqyrim dhe sigurojmë implementimin efektiv të legjislacionit, standardeve, rregullave, procedurave dhe urdhrave të aviacionit civil, përveç në rastet kur Ligji për Aviacionin Civil ose ndonjë akt tjetër themelor normativ në mënyrë specifike dhe të veçantë ia cakton një funksion të tillë Ministrisë ose autoritetit tjetër publik;
Ofrojmë informacione për publikun rreth çështjeve të lidhura me funksionet dhe aktivitetet e AACK-së;
Kryejmë veprime, hetime dhe inspektime të tilla dhe nxjerrim urdhra, rregulla, rregullore, dhe/ose procedura të tilla, të cilat AACK-ja arsyeshëm mund t’i konsideroj të nevojshme që në mënyrë të drejtë dhe ligjore:
(i) të implementojmë dispozitat e aplikueshme të Ligjit për Aviacionin Civil ose
(ii) të ushtrojmë autoritetin dhe kryejmë detyrat e caktuara për AACK-në me Ligjin për Aviacionin Civil;
Kryejmë çdo funksion tjetër që ka të bëjë me aviacionin civil në Kosovë të caktuar për AACK-në me Ligjin për Aviacionin Civil ose ndonjë akt tjetër themelor normativ.
Vegëza
Vizioni
Të ofrojmë sistemin më të mirë të mundshëm të aviacionit civil në Kosovë.
Misioni
Ta mbajmë nivelin më të lartë të standardeve të sigurisë në Kosovë.