Ballina

Raportimi i ndodhive

Monitorimi i sigurisë së aviacionit është pjesë integrale e funksioneve të ushtruara nga Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës. Duke i monitoruar nivelet e sigurisë në industrinë e aviacionit, AAC-ja mund të masë nëse rreziqet e sigurisë janë duke u vlerësuar në mënyrë të duhur dhe të identifikojë fushat në të cilat mund të përmirësohet siguria. Raportimi i ndodhive kontribuon në masë të madhe në identifikimin reaktiv dhe proaktiv të rreziqeve të sigurisë dhe ndikon në përmirësimin e masave të sigurisë.

Sistemi i raportimit ka të bëjë me njoftimin e AAC-së nga personat dhe organizatat për incidentet që përfshijnë ndonjë mjet ajror, operacion të mirëmbajtjes, aerodrom ose hapësirën ajrore. Këto informacione paraqesin kontribut shumë të çmueshëm në identifikimin e rreziqeve të mundshme të sigurisë.

Objektiv i raportimit të ndodhive është që të kontribuohet në përmirësimin e sigurisë së aviacionit duke siguruar që informacionet relevante të sigurisë të raportohen, mblidhen, ruhen, mbrohen dhe shpërndahen.

Objektiv i vetëm i raportimit të ndodhive është parandalimi i aksidenteve dhe incidenteve dhe jo atribuimi i fajit apo i përgjegjësisë.

Raportet e ndodhive trajtohen në mënyrë konfidenciale për të pasur raportim të plotë dhe të lirë nga komuniteti i aviacionit dhe për të mbrojtur identitetin e individit, në përputhje me Rregulloren nr. 1/2009 për Raportimin e Ndodhive në Aviacionin Civil (Direktiva 2003/42/EC).

Raportimi i një ndodhie

Raportimi i ndodhisë nga ekuipazhi i fluturimit & personeli tokësor

Formulari i AAC-së AACK-DSF/MOR-F-1 duhet të plotësohet dhe dërgohet në Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript për ta parë


Raportimi i ndodhisë nga ATC-ja

Formulari i AAC-së AACK-DSF/MOR-F-2 duhet të plotësohet dhe dërgohet në Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript për ta parë


Raportimi i ndodhisë nga teknika e ATS-së & aerodromi

Formulari i AAC-së AACK-DSF/MOR-F-3 duhet të plotësohet dhe dërgohet në Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript për ta parë


Raportimi i ndodhisë së mallrave të rrezikshme nga kargo

Formulari i AAC-së AACK-DSF/MOR-F-4 duhet të plotësohet dhe dërgohet në Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript për ta parë


Raportimi i ndodhisë së mallrave të rrezikshme nga udhëtarët/ekuipazhi

Formulari i AAC-së AACK-DSF/MOR-F-5 duhet të plotësohet dhe dërgohet në Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript për ta parë


Raportimi i ndodhisë së goditjes së shpendëve

Formulari i AAC-së AACK-DSF/MOR-F-6 duhet të plotësohet dhe dërgohet në Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript për ta parë