Departamenti i Shërbimeve të Navigacionit Ajror
Departamenti i Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ANS) është përgjegjës për rregullimin, monitorimin, inspektimin, certifikimin dhe mbikëqyrjen e përgjithshme të sigurisë së Ofruesve të Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ANSP) brenda Republikës së Kosovës. Ai siguron që legjislacioni dhe standardet e sigurisë për ANSP-të të jenë në përputhje me standardet dhe praktikat e rekomanduara të ICAO-së, legjislacionin (acquis) e aviacionit të BE-së, duke përfshirë rregullat e EUROCONTROL-it. Departamenti i ANS-së është përgjegjës për certifikimin dhe mbikëqyrjen e mëvonshme të sigurisë së ANSP-ve brenda Republikës së Kosovës, të cilët përfshijnë shërbimet e mëposhtme:
- - Kontrollin e Trafikut Ajror (ATC);
- - Komunikimin, Navigacionin dhe Survejimin (CNS);
- - Shërbimin e Informacioneve Aeronautike (AIS); dhe
- - Shërbimin Meteorologjik (METEO).
Departamenti i ANS-së është përgjegjës për licencimin e kontrollorëve të trafikut ajror (ATCO), verifikimin e kompetencës dhe gjendjes së tyre shëndetësore.
AACK-ja është caktuar si Autoritet Mbikëqyrës Kombëtar (NSA) siç parashikohet në Rregulloren (EC) Nr 549/2004 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të 10 marsit 2004, e cila krijon kuadrin për krijimin e qiellit të vetëm Evropian.
Departamenti i ANS-së siguron që informacionet aeronautike të botohen në Publikimin e Informacioneve Aeronautike (AIP) dhe ato të jenë në dispozicion për përdorim nga operatorët ajror që operojnë në hapësirën ajrore të Kosovës.
- Rregullore
- Rregullore 07-2012 Kushtet për ofrimin e shërbimeve të navigacionit ajror
- Rregullore 06-2012 Mbikëqyrja e sigurisë në menaxhimin e trafikut ajror dhe shërbimet e navigacionit ajror
- Rregullore 05-2012 Rregullat për licencën e kontrollorëve të trafikut ajror dhe certifikimet tjera
- Rregullore 10-2011 Aprovimi i procedurave te fluturimit duke perfshire SID dhe STAR
- Rregullore 08-2011 Autorizimet dhe kredencialet e inspektoreve
- Rregullore 07-2011 Tarifat e ngarkuara nga AACK
- Rregullore 03-2011 Kalibrimi i instalimeve aeronautike nga ajri
- Rregullore 18-2010 Rregullat e perbashketa per perdorimin fleksibil te hapesires ajrore
- Rregullore 17-2010 Krijimi i një ndërmarrje të përbashkët për SESAR
- Rregullore 16-2010 Vendosja e kërkesave për aplikimin e protokolit për transmetimin e porosive të fluturimit
- Rregullore 15-2010 Vendosja e kërkesave për procedurat e planeve të fluturimit në fazën e para-fluturimit në QVE
- Regulation 14-2010 Common charging scheme for air navigation services
- Rregullore 13-2010 Amandamenti i Rregullores 4-2008 - shfuqizuar me Rregullorën 5/2012
- Rregullore 12-2010 Certifikimi i ofruesit te sherbimeve te navigimit ajror
- Rregullore 07-2010 Vendosja e kerkesave mbi ndarjen e kanaleve te komunikimit ajer-toke per QVE
- Regulation 06-2010 Laying down requirements for automatic systems for the exchange of flight data
- Rregullore 14-2009 Vendosja e sistemit për garantimin e sigurisë së softuer-it që duhet të implementohet nga OSHNA
- Rregullore 13-2010 Mbikëqyrja e sigurisë në menaxhimin e trafikut ajror - shfuqizuar me Rregullorën nr. 6/2012
- Rregullore 12-2009 Kërkesat e përbashkëta për ofrimin e shërbimeve të navigacionit ajror - shfuqizuar me Rregullorën nr. 7/2012
- Rregullore 11-2009 Nderveprueshmeria e rrjetit te menaxhimit te trafikut ajror evropian
- Rregullore 10-2009 Organizimi dhe shfrytezimi i hapesires ajrore ne Qiellin e Vetem Evropian
- Rregullore 09-2009 Ofrimi i sherbimeve te navigacionit ajror ne Qiellin e Vetem Evropian
- Rregullore 08-2009 Vendosja e kornizes per krijimin e Qiellit te Vetem Evropian
- Rregullore 01-2009 Raportimi i ndodhive ne aviacionin civil
- Rregullore 04-2008 Licenca e kontrollit te trafikut ajror - shfuqizuar me Rregullorën nr. 5/2012
- Publikime teknike
- NSA Manual (NSA-MAN)
- TP 15 - SAM – System Safety Assesment
- TP 14 - SAM – Preliminary System Safety Assessment
- TP 13 - SAM – Functional Hazard Identification
- TP 12 - Air Navigation System Safety Assessment Methodology – SAM
- Formularë
- ATS engineering & aerodrome occurrence report
- ATC occurrence report
- ANSP change notification
- Aplikacion për Licencë të Kontrollorit të Trafikut Ajror









