Home | News

Latest News

Buletini 29 - maj 2013

Kemi botuar Buletinin nr. 29 të AAC-së për muajin prill 2013.

Në këtë numër:

-  AAC-ja  certifikohet sipas ISO 9001:2008

- Nënshkruhet Letër Synimi për iniciativën e Zonës së Përbashkët për Ofrimin e Shërbimeve

- Bordi Mbikëqyrës  miratoi raportin vjetor 2012 të AAC-së

-  Sekretariati i SEETO-s vizitoi autoritetet kosovare përgjegjëse për transport

-  Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në fushën e sigurimit të aviacionit civil

-  Inspektorët nga Kosova e Shqipëria bashkërisht në inspektim në Aeroportin e Tiranës “Nënë Tereza”

-  AAC e Kosovës dhe AAC e Maqedonisë auditojnë së bashku M-NAV-in

-  Rikthimi i Boeing 787

-  Statistikat e trafikut janar-mars 2013

-  Autorial: Teknikë Inovative e Menaxhimit të Trafikut Ajror: Sistemi i Bashkimit në Një Pikë

-  Intervistë me mjekun e aviacionit Dr. Driton Avdiu: Kosova prin në aero-mjekësi në rajon  

-  Konferenca ndërkombëtare për Rregullat e reja të BE-së për sigurinë e aerodromeve

-  Një pyetje: Çfarë uji shërbehet në aeroplan?

- Roboti i parë për mbrojtje nga sulmet e zogjve në aeroporte

 

Lexim të këndshëm!

 

Kosovo CAA has been certified ISO 9001:2008

After the establishment and implementation of the quality management system, on 29th of April 2013, CAA has been awarded the certificate for the compliance to Standard ISO 9001:2008 by Bureau Veritas.

Through the already certified quality management system, CAA can implement in a more effective and efficient manner its primary role, the regulation of the civil aviation safety and the economic regulation of airports and air navigation service providers.

As a certified authority, CAA ensures that it complies at all times with the applicable legislation and documented work procedures described in the quality manual and other related documents.

Buletini 28 - prill 2013

Kemi botuar Buletinin nr. 28 të AAC-së për muajin prill 2013. Lexim të këndshëm!

Buletini 27 - mars 2013

Kemi botuar Buletinin nr. 27 të AAC-së për muajin mars 2013. Lexim të këndshëm!

Njoftim për kandidatin e përzgjedhur

Në bazë të nenit 41 të Rregullores Nr. 02/2010 për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil, njoftojmë se Komisioni Përzgjedhëse ka përfunduar procesin e vlerësimit  për pozitën e shpallur në AAC:

1. Zyrtar i shërbimeve të navigacionit ajror për meteorologji dhe shërbime të informatave aeronautike me nr ref: AACK/ADM/BNJ/03/2012

Njoftojmë të gjithë aplikantët, se bazuar në vlerësimin e Komisionit Përzgjedhës për pozitën ” zyrtar i shërbimeve të navigacionit ajror për meteorologji dhe shërbime të informatave aeronautike “, në bazë të pikëve është përzgjedhur kandidatja znj. Albulena Gërxhaliu.

Këtij njoftimi i bashkëngjesim edhe renditjen përfundimtare të kandidatëve në bazë të pikëve të fituara për pozitën e lartcekur.

Kur një kandidat në një procedurë të rekrutimit është i pasuksesshëm dhe nuk emërohet në pozitën përkatëse dhe ai/ajo mendon se emërimi i një personi tjetër në atë pozitë nuk është në bazë të meritës ose është bërë si pasojë e parregullsive në zbatimin e rregullave dhe procedurave, ai/ajo mund të ankohet me shkrim në Komisionin për zgjedhjen e kontesteve dhe ankesave, i cili e shqyrton dhe vendos për ankesën.

Ankesat duhet të dorëzohen brenda 30 ditëve nga data në të cilën vendimi për përzgjedhje dhe emërim shpallet nga institucioni përkatës.

Shpallja zyrtare

Buletini 26 - shkurt 2013

Kemi botuar Buletinin nr. 26 të AAC-së për muajin shkurt 2013. Lexim të këndshëm.

Publikohet raporti nr. 02/2012 për konsultimin publik të palëve të interesit

Është publikuar Raporti nr. 2 për konsultimin publik të palëve të interesit lidhur me projekt-rregulloret e AAC-së:

- Rregullore mbi rregullat e licencës së kontrollorëve të trafikut ajror dhe certifikimet tjera;
- Rregullore për mbikëqyrjen e sigurisë në menaxhimin e trafikut ajror dhe shërbimet e navigacionit ajror;
- Rregullore mbi kushtet për ofrimin e shërbimeve të navigacionit ajror;

Këto tri projekt-rregullore kanë qenë në konsultim publik nga data 19 tetor- 2 nëntor 2012. Raporti gjendet në rubrikën “Konsultimet” nga ku mund edhe të shkarkohet me lehtësi.

AAC falënderon të gjithë ata të cilët kanë marrë pjesë më procesin e konsultimit publik dhe kanë dhënë kontributin e tyre të vlefshëm.

Shumë shpejt pritet që rregulloret të marrin formën përfundimtare dhe të nënshkruhen nga Drejtori i Përgjithshëm.

Njoftim për kandidatët e përzgjedhur

Në bazë të nenit 41 të Rregullores Nr. 02/2010 për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil, njoftojmë se Komisionet Përzgjedhëse kanë përfunduar procesin e vlerësimit  për pozitat e shpallura në AAC:

1. Zyrtar i operimeve për helikopterë  me nr ref: AACK/ADM/BNJ/04/2012
2. Zyrtar i aerodromeve me nr. ref: AACK/ADM/BNJ/05/2012
3. Mjek i aviacionit me nr. ref: AACK/ADM/BNJ/06/2012

Njoftojmë të gjithë aplikantët, se bazuar në vlerësimin e Komisionit Përzgjedhës për pozitën ” zyrtar i operimeve për helikopterë “, në bazë të pikëve është përzgjedhur kandidati z. Skender Ahmeti.

Ndërkaq për pozitën “zyrtar i aerodromeve” sipas Komisionit Përzgjedhës është përzgjedhur kandidati z. Alban Ramabaja.

Në pozitën “ mjek i aviacionit” sipas Komisionit Përzgjedhës është përzgjedhur kandidati z. Driton Avdiu.

Këtij njoftimi i bashkëngjesim edhe renditjen përfundimtare të kandidatëve në bazë të pikëve të fituara për të tri pozitat e lartcekura.

Kur një kandidat në një procedurë të rekrutimit është i pasuksesshëm dhe nuk emërohet në pozitën përkatëse dhe ai/ajo mendon se emërimi i një personi tjetër në atë pozitë nuk është në bazë të meritës ose është bërë si pasojë e parregullsive në zbatimin e rregullave dhe procedurave, ai/ajo mund të ankohet me shkrim në Komisionin për zgjedhjen e kontesteve dhe ankesave, i cili e shqyrton dhe vendos për ankesën.

Ankesat duhet të dorëzohen brenda 30 ditëve nga data në të cilën vendimi për përzgjedhje dhe emërim shpallet nga institucioni përkatës.

Shpallja zyrtare

Rënditja përfundimtare - mjek i aviacionit

Rënditja përfundimtare - zyrtar i aerodromeve

Rënditja përfundmtare - zyrtar i operimeve për helikopterë

 

New documents in the process of public consultation

All interested parties are hereby informed on the possibility for expression of their comments and suggestions on the Draft Regulations of CAA. The period for receiving comments is from 19 October to 2 November 2012. All comments and suggestions can be submitted via email. Details can be found under the Consultations page.

Parafohet marrëveshja e transportit ajror midis Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

Delegacionet e Qeverive të Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe u takuan në Prishtinë, më 17 shtator 2012, me qëllim të negocimit të një marrëveshjeje bilaterale të transportit ajror. Delegacionet u kryesuan nga Drejtorët e Përgjithshëm të Aviacionit Civil, z. Dritan Gjonbalaj dhe z. Saif Mohammed Al Suwaidi.

Diskutimet u zhviNegociatat RKS-EBUlluan në atmosferë miqësore dhe u përmbyllën me arritjen e pajtimit të dyanshëm për tekstin e marrëveshjes, e cila u parafua nga kryesuesit e delegacioneve të Qeverive të të dy vendeve. Marrëveshja e parafuar pritet të nënshkruhet nga Ministrat përkatës në një moment të përshtatshëm protokollar.

Gjatë takimit të sotëm u nënshkrua edhe një Memorandum Mirëkuptimi, përmes të cilit palët marrin përsipër ta implementojnë përkohësisht teksin e dakorduar të marrëveshjes, deri në kompletimin e kërkesave të brendshme ligjore të të dy shteteve për nënshkrimin dhe ratifikimin e marrëveshjes. 

Përmes kësaj marrëveshjeje krijohet baza ligjore për fillimin e fluturimeve të drejtpërdrejta midis Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dhe aeroporteve në Emiratet e Bashkuara Arabe. Marrëveshja është e frymës liberale, pa asnjë kufizim në numrin e fluturimeve, numrin e kompanive ajrore apo kapacitetin që do ta ofrojnë.

Autoritetet e aviacionit civil të të dy vendeve gjithashtu u pajtuan të fillojnë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e mbikëqyrjes së sigurisë së aviacionit civil.

Para fillimit të negociatave, delegacioni i EBA-së u prit nga Ministri Mujota, i cili, përveç tjerash, tha se lidhja e Marrëveshjes së Transportit Ajror midis Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, jo vetëm që do të krijojë bazë ligjore për zvogëlimin e largësisë midis dy vendeve tona, por gjithashtu do të hapë perspektiva të reja për thellimin e bashkëpunimit të shkëlqyer në të gjitha fushat. Kjo do të jetë një mundësi e mirë për afrimin e popujve tanë dhe rritjen e nivelit të shkëmbimeve tregtare.

The CAA has published Report no. 1 on the consultation of interested parties

The CAA has published Report no. 1 on the consultation of interested parties regarding CAA’s draft regulations:

- Regulation on Amendments and Changes to the Regulation no. 01/2008 on Aerodromes
- Regulation on Approved Aerodromes
- Regulation on Microlight Aircraft
- Regulation on Conditions and Methods of use of hang-gliders and paragliders

These for draft regulations have been in public consultation from 13-27 August 2012. The report is located under the page Consultations from where it can be downloaded with ease.

The CAA thanks all those that have taken part in the public consultation and have given their valuable contribution.

Very soon, it is expected for the regulations to take their final form and to be signed by the Director General.